Kombëtarja e Kosovës në futboll dje dështoi keq në shtëpi ndaj Andorrës në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian, Euro2024.
Kosova nuk mori më shumë se veç një barazim 1:1 ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke lëshuar kështu edhe dy pikë në grup, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë ndeshje në formë nuk ishte as Arbër Zeneli, i cili dukej larg asaj që jemi mësuar ta shohim.
Më poshtë keni statistikat e tij:
- Minuta: 75′
- Goditje: 0
- Driblime: 1
- Prekje të topit: 43
- Pasime të gjata: 0
- Krosime: 4, veç 1 i saktë.
- Saktësi në pasime: 54%
- Humbje e posedimit: 22 herë!
/GazetaBlic Sport


