Lajme

Vdes punonëtorja shumëvjeçare në QKMF-në e Mitrovicës, Migrije Terziqi

03/29/2023 11:05
nga:Y I

Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 59 vjeçare ka vdekur punëtorja e mirëmbatjes në QKMF-në e Mitrovicës, Migrije Terziqi.

E ndjera ka kohë që ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë ndërsa dje me datën 28.03.2023 ndërroi jetë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët.

Varrimi i të ndjerës pritet të bëhet sot në varrezat në Shipol të Mitrovicës, me kohën e drekës./Jepi Zë/