Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhgënjyer të gjithë dje me barazimin e papritur 1:1 ndaj Andorrës në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Një ndeshje që në letër dukej e lehtë – në fund na doli e vështirë, andaj nuk morëm më shumë se një pikë ndaj një kundërshtari autsajder dhe që rrallë merr pikë, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë ballafaqim shumica e futbollistëve ishin jashtë formës dhe pavarësisht dominimit total të sfidës, nuk gjetën golin e fitores, i cili u kërkua mjaft shumë.
I shumëkritikuar për këtë ballafaqim ishte edhe Zymer Bytyqi – i cili u aktivizua në minutën e 75’të të ndeshjes, por nuk pati aspak ndikim.
Më poshtë keni statistikat e tij dje që lënë shumë për të dëshiruar:
- Goditje në portë: 2
- Driblime: 1
- Duele të fituara në ajër: 0
- Duele të fituara në fushë: 1
- Prekje të topit: 21
- Humbje e topit: 8
- I fauluar: 0
- Saktësia e pasimeve: 90%
/GazetaBlic Sport


