Sporti

Mediumet ndërkombëtare shkruajnë për barazimin e Kosovës

03/28/2023 23:52
nga:Mergim Rreci

Kosova nuk arriti të marr më shumë se një barazim ndaj Andorrës, në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese.

Pas ndeshjes kanë reaguar edhe mediumet ndërkombëtare ku luajnë lojtarët e kombëtares së Kosovës.

Ndër to, mediumi spanjoll mallorcadiario shkruan se “Kosova e Muriqit nuk mund ta mposhtë Andorrën”.

Siç dihet sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi luan te klubi i Mallorcas në Spanjës.

Ndërkohë në Itali, mondonapoli shkruan se “Rrahmani barazon me Kosovën e tij”.

Amir Rrahmani luan te lideri aktual i Serie A, Napoli. /Klankosova.tv.