Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e dikurshme “Ata kanë xhipa, ne kemi libra”, për pushtetarët e atëhershëm, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar foton e veturave në Drenicë për ta kujtuar masakrën e Izbicës, ajo ka thënë se pushteti i Kurtit e Osmanit me konvoj të xhipave të zinj.
Postimi i saj i plotë:
Albin Kurti dikur “Ata kanë xhipa, ne kemi libra”
Ndërkohë, sot kur Drenica përkujtonte “Masakrën e dhimbshme të Izbicës”, me 147 të vrarë, burra, gra dhe fëmijë, konvoji i xhipave të zi, i pushtetit të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit…


