Lajme

Avokati Smakiqi për vendimin e kryetarit të Gjilanit: Ka shkelur Kushtetutën, Ligjin e Punës e Ligjin Kundër Diskriminimit, të anulohet

03/28/2023 22:09
nga:G B

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se vendimi i kryetarit të Gjilanit për shkurtimin e orarit të punës për shkak të Ramazanit, është në kundërshtim me nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës, me nenin 5 të Ligjit të Punës, me nenin 4 të Ligjit Kundër Diskriminimit dhe në kundërshtim me kontratën e punës të atyre zyrtarëve, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ministria e pushtetit lokal duhet nesër ta anulojë vendimin.

Postimi i tij i plotë:

Vendimi i Kryetarit te Gjilanit është ne kundershtim me nenin 8 te Kushtetutes se Kosoves, me nenin 5 te Ligjit te Punes, me nenin 4 te Ligjit Kunder Diskriminmit dhe në kundërshtim me kontraten e punes se zyrtarve te liruar pjesa e orarit te rregullt te punes.

Prandaj Ministria e Pushtetit Lokal duhet ta anuloi ex officio neser ose me ndonjë ankesë te ndonjë zyrtari te Komunes qe ndihet i diskiminuar.

Kjo qasje shpërfaqë tendecen ekstreme te ndërrimit te rendit jurudik kushtetues te Republikes se Kosoves.

Ftojë te gjithë ta kundërshtojnë shteti dhe feja e kanë murin kushtetues ne mes.

Reagoni mos heshteni edhe ju avokatet jo vetem disa shume pak.