Sporti

Juventus, Arsenal dhe Borussia Dortmund duan fenomenin e ri – i cili po shkëlqen te Danimarka

03/28/2023 15:01
nga:L J

Arsenal dhe Juventus duan të sjellin sulmuesin e Atalantës, danezin Rasmus Hojlund (20), raporton Calciomercato. Bëhet fjalë për një danez që ka impresionuar në dy ndeshjet kualifikuese të kombëtares së tij. Ai shënoi një hat-trick ndaj Finlandës (3:1) në raundin e parë të Grupit D, dhe më pas realizoi dy gola në humbjen tronditëse kundër Kazakistanit (2:3).

Mediat italiane raportojnë se Juventusi e sheh Hojlundin si zëvendësues të Vlahovic nëse sulmuesi serb largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës. Sipas informacioneve të tyre, ata do të duhet të shpejtojnë me negociatat pasi Hojlund, pasi ai raportohet se poashtu ka kontakte me Arsenalin. Përveç kësaj, vlera e Hojlund është në rritje. Transfermarkt aktualisht e vlerëson atë në 35 milionë euro, ndërsa Calciomercato flet për dhjetë milionë euro më shumë.

Duke luajtur për Sturm dhe Atalanta, ai shënoi 14 gola në 33 paraqitje këtë sezon. Sportmediaset njoftoi në fund të shkurtit se Hojlund po ndiqet edhe nga Borussia Dortmund.

/GazetaBlic Sport