Showtime

“Era Krist në të gjithë dhomën”/ Olta Gixhari i habit të gjithë me veprimin e fundit, çfarë i bën banorit

03/28/2023 14:37
nga:G C

Aktorja Olta Gixhari me veprimin e fundit, ka habitur jo vetëm banorët në shtëpinë e Big Brother, por edhe audiencën, teksa kontrollonte sendet personale të Kristit në një moment kur Kristi po flinte.

Teksa Kristi ishte në gjumë, OIta tentoi t’i shihte me detaje sendet personale të tij ku ka bërë dhe humor me banorët e tjerë, duke ia shpërdoruar të gjitha parfumet.

‘Era Kristi në të gjithë dhomën’, tha Olta ndërsa shpërndante parfumin e tij në të gjithë ambientin.