Sporti

Tek Interi duan ndryshim, fillojnë kontaktet me trajnerin e Premierligës

03/28/2023 10:32
nga:L J

Presioni po rritet mbi Simone Inzaghi dhe Inter, teksa mediat italiane raportojnë se klubi ka kontaktuar trajnerin e Brighton, Roberto De Zerbi.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, prilli do të jetë një muaj vendimtar për Inzaghin në Inter, me drejtuesit e klubit që presin rezultate të rëndësishme si në Coppa Italia ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Nerazzurrët duan të jenë gati për çdo eventualitet, kështu që ata kanë hapur bisedimet me De Zerbi për të eksploruar një lëvizje të mundshme. Trajneri i Brighton ka një klauzolë lirimi prej 8-10 milionë euro në kontratën e tij dhe përfundimi i marrëveshjes së Inzaghit do t’i kushtonte rreth 10 milionë euro.

Interi po reflekton mbi situatën, duke i bërë presion Inzaghit për të performuar në një fazë vendimtare të këtij sezoni.

/GazetaBlic Sport