Lajme

Policia deklarohet për plagosjen në Prishtinë: Dy persona të lënduar

03/27/2023 21:53
nga:G B

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë plagosur sonte në qendër të Prishtinës, njëri nga arma e zjarrit, raporton Gazeta Blic.

Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti, tha për Gazeta Blic se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia së bashku me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”, tha ajo për Gazeta Blic.

Të shtëna me armë në qendër të Prishtinës, dyshohet për të plagosur