Sporti

Chelsea me bilanc prej 121 milionë funtesh humbje në edicionin e kaluar

03/27/2023 13:16
nga:L J

Chelsea thotë se sanksionet e qeverisë të vendosura ndaj ish-pronarit Roman Abramovich ishin një faktor në humbjen e klubit prej 121 milionë funte në sezonin 2021-2022.

Miliarderi rus Abramovich u sanksionua nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në mars të vitit të kaluar pasi u përpoq të ngrinte asetet e individëve që besonte se kishin lidhje me presidentin e vendit, Vladimir Putin, pas pushtimit të Ukrainës.

Një deklaratë e Bluve e publikuar sot tha se ndikimi i sanksioneve në rezultatet financiare të Chelseat do të ndihej gjithashtu “në vitet në vijim”.

Chelsea tha se qarkullimi ishte rritur në 481.3 milion funte nga 434.9 milion vitin e kaluar, pavarësisht sanksioneve. Të ardhurat komerciale u rritën në 177.1 milion.

Humbjet i janë atribuar rritjes së shpenzimeve operative duke përfshirë kostot e ditëve të ndeshjes dhe ato kur klubi s’kishte ballafaqime.

/GazetaBlic Sport