Sporti

Polonia s’ka rezultate pozitive në shtëpi në ndeshjet e fundit, Shqipëria duhet ta shfrytëzojë këtë fakt

03/27/2023 10:31
nga:L J

Për vite, Stadiumi Kombëtar PGE ishte shtëpia e ekipit kombëtar polak. Kohët e fundit, megjithatë, ky stadium u kthye në një makth.

Polonia humbi tri ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi, përcjell GazetaBlic Sport.

Kombëtarja polake luajti për herë të parë në PGE Narodowy në shkurt 2012, duke barazuar pa gola me Portugalinë. Gjatë kualifikueseve të Euro 2012, “bardhekuqtë” barazuan me Greqinë dhe Rusinë, por në vitin 2014 pësuan dy disfata – 1-3 me Ukrainën dhe 0-1 me Skocinë.

Pas një kohë të gjatë, humbja në një ndeshje miqësore ndaj skocezëve ishte e fundit e kombëtares polake në stadiumin kombëtar PGE.

Seria e mirë zgjati shtatë vjet dhe 21 takime! “Bardhekuqtë” luajtën në atë kohë me Gjermaninë, Anglinë dhe Uruguain.

Në nëntor të vitit 2021, seria e mirë mori fund dhe Polonia humbi në PGE Narodowy kundër Hungarisë 1-2. Dy takimet e ardhshme – në Ligën e Kombeve me Belgjikën dhe Holandën – përfunduan pa shënuar as gol. Humbjet 0-1 dhe 0-2 kanë nënkuptuar që Polonia kohët e fundit ka humbur më shumë ndeshje në Stadiumin Kombëtar se më parë në pothuajse një dekadë të ekzistencës së stadiumit.

/GazetaBlic Sport