Gazeta Blic raportoi se ka pasur alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se kanë pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet për menaxhim të situatës.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.



