Gazetari Milaim Zeka ka komentuar takimin e kryeministrave Kurti dhe Rama sot në Tiranë, teksa ka thënë se janë një shembull se si politikanët shahen, rrahën e kacafyten dhe çdo gjë e bëjnë për vete dhe asgjë për qytetarët, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se si e komentojnë xhematit i Kurtit këtë mbështetje të Edi Ramës për kryeimamin e tyre.
“Vakti e ha kashtën”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Sa shume shahen, kacafyten, rrahen, besa edhe vriten budallenjte e popullit, per politikan qe çdo gje e bejne per vete, asgje per qytetaret.
Ja nje shembull. A thua si e komentojne xhemati i Albinit kete mbeshtetje te Edi Rames per kryeimamin e tyre?!!
Hajde vakt hajde. Vakti e hane edhe kashten…!!!


