Lajme

Kelmendi rendit masat e rrepta që e presin Kosovën nëse nuk e zbaton marrëveshjen e Ohrit

03/26/2023 13:17
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi ka rënditur disa nga masat që sipas tij do ta presin Kosovën nëse nuk e zbaton marrëveshjen e Ohrit, raporton GazetaBlic.

Kelmendi thotë se këtu përfshihet liberalizimi i vizave, mos-anëtarësimi në organizata, refuzimi për NATO.

“Mos liberalizimi i vizave, mos-anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare, refuzimi i kërkesës së shtruar pranë BE-së, refuzimi për anëtarësim në NATO, ndërprerja e investimeve”, tha Kelmendi.

Krahas Kosovës, Kelmedi ka renditur edhe masat strikte që e presin shtetin e Serbisë nëse nuk e zbaton marrëveshjen e dakorduar në Ohër.

“Refuzimi i statusit të Kandidatit në Bë, tërheqja e subjekteve ekonomike, financiare e politike nga Serbia, vendosja e sanksioneve, izolimi etj”, thotë Kelmendi.

/GazetaBlic/

Tarifat e reja të energjisë elektrike, paralajmërohet rritje e madhe edhe në produktet ushqimore