Lajme

“Marrëveshja e Ohrit akt tradhtie”, Mushkolaj-Opozitës: Pengone të keqen, për analiza janë analistët

03/26/2023 11:52
nga:Genita C

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kritikur opozitën në lidhje me marrëveshjen e Ohrit që është dakorduar mes Kurtit dhe Vuçiqit, raporton GazetaBlic.

Mushkolaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se përderisa opozita thotë se marrëveshja e pranuar në Ohër është e dëmshme, duhet të merren masa për ta penguar të keqen.

Ndryshe, sipas tij gjithçka tingëllon fallc.

Shkrimi i plotë:

Opozita në parlament po thotë se marrëveshja e pranuar nga Kurti është e dëmshme, madje po e cilësojnë edhe si akt tradhtie. Por, këto parti nuk po ndërmarrin asgjë që ajo të mos zbatohet. Nëse marrëveshja është më e keqja ndonjëherë për Kosovën, atëherë nuk mjafton që partitë opozitare veç të japin opinione e të analizojnë situatën. Për këtë punë janë analistët. Duhet të organizohen, për ta penguar të keqen. Ndryshe, gjithçka tingëllon fallc dhe farsë.