Sporti

Thibaut Courtois ankohet në dëmtim, mungon ndaj Gjermanisë dhe rikthehet në Madrid

03/26/2023 11:47
nga:L J

Thibaut Courtois nuk do të luajë në miqësoren e Belgjikës kundër Gjermanisë të martën në Koln.

Portieri i Real Madridit po vuan nga dhimbja e lehtë në aduktorë dhe po kthehet në klubin e tij Real Madrid, njoftoi sot Federata e Futbollit të Belgjikës, përcjell GazetaBlic Sport.

Thibaut Courtois është në rikuperim dhe tani e pret një program i ngjeshur te Real Madridit në javët e ardhshme.

Koen Casteels duhet të luajë në portë kundër Gjermanisë të martën.

/GazetaBlic Sport