Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se 25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe, raporton GazetaBlic.
Krasniqi theksoi se mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, është plaga që dhemb aq shumë.
Krasniqi përmendi edhe gratë e Krushës së Madhe ku thotë se, se janë shembull i mosdorëzimit.
Shkrimi i plotë:
25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe. 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati.
Mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, është plaga që dhemb aq shumë, jo vetëm për familjarët e tyre, por për tërë Kosovën.
Megjithatë, gratë e Krushës së Madhe, përkundër që humbën më të dashurit e tyre, gjetën forcën të ringrihen me punë e dashuri për vendin, duke u bërë shembull i mosdorëzimit.
Lavdi për të rënët e Krushës së Madhe!


