Sporti

“Sërish me të, i gjori”, momenti epik i Tuchel kur e pa fanellën e Choupo Mouting tek Bayern Munich

03/26/2023 10:45
nga:L J

Eksperti gjerman Thomas Tuchel erdhi shumë papritur dhe shpejt në pankinën e Bayen, duke pasuar Julian Nagelsmann.

Lajmi për shkarkimin e Nagelsmann u bë i ditur mbrëmjen e së enjtes dhe të nesërmen u pa qartë se Tuchel është trajneri i ri i kampionëve gjermanë.

Tuchel tashmë prej javësh është në Mynih dhe tani do të ketë mundësinë të drejtojë një tjetër skuadër të madhe pas Borussia Dortmund, PSG dhe Chelsea.

Në një video të publikuar nga vetë klubi bavarez, Tuchel i dha gjithashtu një vështrim të parë ambienteve stërvitore, duke përfshirë dhomat e fizioterapisë dhe fitnesit. Në Allianz Arena iu prezantua për herë të parë dhoma e zhveshjes së stadiumit. Një fanellë në veçanti i ra në sy – fanella me numrin 13.

“Për herë të tretë, i gjori”, tha Tuchel dhe qeshi.

Eric-Maxim Choupo-Moting është pronari i numrit 13 dhe sulmuesi kamerunas e njeh Tuchelin më së miri nga të gjithë anëtarët e Bayernit, pasi e kishte tek Mainz e PSG.

/GazetaBlic Sport