Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas deklaratave të Albulena Haxhiut për Gjykatën Kushtetuese pasi e njëjta dje rrëzoi ligjin për KPK-në, raporton Gazeta Blic.
Halimi tha se komentimi i verdikteve të gjyqësorit nga një ministre e Drejtësisë, për më tepër të gjyqësisë kushtetuese, ‘është jo vetëm ndërhyrje në drejtësi – në një pushtet të ndarë – por edhe krim, ngase paraqet mësymje antishtet!’.
“Si Ministre drejtësie, komentimi i verdikteve të gyqësorit, për më tepër të gjyqësisë kushtetuese është jo vetëm ndërhyrje në drejtësi – në një pushtet të ndarë – por edhe krim, ngase paraqet mësymje antishtet!Nuk mund të synohet “çkapja” e institucioneve siç pretendon partia në pushtet dhe të mos respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Qytetarët e vendit duan sundim të ligjit e jo propagandë” shkruan Halimi raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Nëse ka diçka sistemore që është respektuar dhe pranuar pa mëdyshje, nga i gjithë spektri politik në Kosovë, ato janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Një bartësje të pushtetit politik si Albulena Haxhiut megjithatë nuk po i pëlqen kthimi në zero i Ligjit për Këshillin Prokurorial. Nuk i përshtatet sistemi sepse ka fituar vota duke e kombinuar protestën e ligjshme me dhunën!?
Si Ministre drejtësie, komentimi i verdikteve të gyqësorit, për më tepër të gjyqësisë kushtetuese është jo vetëm ndërhyrje në drejtësi – në një pushtet të ndarë – por edhe krim, ngase paraqet mësymje antishtet!
Nuk mund të synohet “çkapja” e institucioneve siç pretendon partia në pushtet dhe të mos respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Qytetarët e vendit duan sundim të ligjit e jo propagandë.
Në vend se Ministrja e Drejtësisë të jap dorëheqje, për faktin se po i rrëzohen Ligjet nga kushtetuesja, një nga një, pikërisht për tendenca të hapura të kontrollit politik përmes kapjës së institucioneve të drejtësisë, ajo vazhdon me akuza e arsyetime inatçore, deri në shkallë urrejtjeje.
Ky pushtet tanimë ka filluar të transformohet në popullizëm të një niveli të frikshëm, që ka primesa të një paradiktature.
LDK nuk do ta lejojë që vlerat bazë të funksionimit të shtetit demokratik e ku pushtetet janë të ndara, të cënohet me lehtësi të padurueshme!


