Kosova do të përballet me Izraelin dhe Andorën në dy ndeshjet e para të grupi I për kualifikimet e Euro 2024.
Sot Kosova ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Izrael me fillim nga ora 18:00 në “Bloomfield Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosova në 5 takimet e fundit ka 2 humbje, 2 barazime dhe 1 fitore, në anën tjetër Izraeli në pesë duelet e fundit ka: 2 humbje, 1 barazim dhe 2 fitore.
Izraeli nuk ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 15 ndeshjet e fundit, ndërsa Kosova poashtu nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë në 7 duelet e fundit.
Sa i përketë ranglistës së FIFA, Izraeli qëndron shumë më lartë se Kosova, duke u renditur në vendin e 76-të, ndërkohë Kosova ndodhet plot 31 pozita më poshtë se vendasit.
Kosova garon në grupin I të kualifikimeve për “Euro 2024” bashkë me kombëtare si: Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andora.
Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme:
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Aro Muric, Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada, Dresevic, Celina, Muslija, Zhegrova, Muriqi, Rashica.
Formacioni i mundshëm i Izraelit: Glazer, Dasa, Leidner, Abu Abaid, Vitor, Natcho, Peretz, Lavi, Haziza, Solomom, Weissman.
/GazetaBlic Sport.


