Lajme

PSD-ja shpërndan tym të zi para Qeverisë, Molliqaj: Kurti u dorëzua

03/25/2023 14:39
nga:Astrit Gashi

Aktivistët e PSD-së kanë hedhur tym të zi përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në vend të tyre janë vendosur flamuj të bardhë. Për simbolikën e tyre ka folur Dardan Molliqaj.

Ai ka thënë se ata janë vendosur për të treguar se Kurti është dorëzuar.

“Këta flamuj u zëvendësuan në mënyrë simbolike për të treguar që kryeministri i Kosovës është dorëzuar”, ka thënë Molliqaj.