Sporti

Ky është bilanci i golave tek Kosova dhe Izraeli në 5 ndeshjet e tyre të fundit

03/25/2023 14:01
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e fillon sonte fazën kualifikuese për ‘Euro 2024‘.

“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Izraelit, me ndeshjen që luhet në ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova ka zbarkuar ditën e djeshme në Izrael dhe gjithashtu ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes që luhet sonte në “Bloomfield Stadium”.

Bazuar në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Kosova ka realizuar 9 gola, kurse ka pranuar 8. Në anën tjetër, Izraeli ka realizuar 11 dhe ka pranuar 10 të tillë nga kundërshtarët.

Një mesatare e lartë golash tek dy kombëtaret që jep sinjal se edhe sonte mund të ndodhë një gjë e tillë.

/GazetaBlic Sport/