Lajme

Haxhiu thërret konferencë për media pasi GJK-ja rrëzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

03/24/2023 20:38
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thirrur konferencë për media të shtunën në orën 12:00, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur anti-kushtetues ligjin e hartuar nga qeveria për Këshillin Prokurorial.

“Lidhur me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në ora 12:00, do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Ligjin për vlerësim nga kushtetuesja e patën dërguar në korrik të vitit të kaluar partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Njoftimi i plotë: