Sekretari i Përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilal Sherifi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me marrëveshjen e arritur në Ohër me 18 mars mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Sherifi duke folur për formimin e Asociacionit tha se kushtet të cilat i përmend kryeministri Kurti tani, kanë ekzistu edhe më herët.
Ai thotë se e vetmja gjë e re në këtë mes është mashtrimi që Albin Kurti po përpiqet me i ba elektoratit dhe Kosovës në përgjithësi.
“Kushtet të cilat Kurti i përmend sot, gjithmonë kanë ekzistu. Kurti thotë se me këto kushte mund të jetë i pranueshëm, por ato kushte kanë ekzistu edhe ku ai e ka refuzu, siç është letra e Mogerinit, Gjykata Kushtetuese, letrat e Borrel dhe Escobar etj. Të gjitha këto kushte që sot zoti Kurti thotë janë të reja në fakt janë kushte të vjetra, asgjë të re nuk ka. E vetmja gjë e re në këtë mes është mashtrimi që Albin Kurti po përpiqet me i ba elektoratit, shqiptarëve dhe Kosovës në përgjithësi”
Sekretari i Nisma-s, thotë se e drejtë do të ishte sikur Kurti të dilte t’iu kërkonte falje qytetarëve të Kosovës dhe me e dërgu vendin në zgjedhje.
“Burrni do të ishte sikur Kurti të dilte dhe thoshte po e kam refuzu, mirëpo e pashë që ishte e pamundur me u ndal dhe tani kam vendos ta pranoj, pra me dal me i kërku falje qytetarëve të Kosovës. Duhej të dilte t’iu kërkonte falje për krejt zullimin që i’u ka shkaktu qytetarëve, policëve, deputetëve, qeverive të kaluara, por nuk qenka e mundur me e ndal këtë Asociacion prandaj duhet ta pranoj. Me e dërgu vendin në zgjedhje dhe me theksu le të vendos populli a e don apo jo” deklaroi Sherifi për “Gazeta Blic”
Sherifi thotë se i vetmi ndryshim në të gjithë këtë mes është që tashmë Kurti është në pushtet.
“Disa kushte që sot zoti Kurti thotë se janë si mbrojtje nga Asociacioni në fakt kanë ekzistu edhe më parë por atëherë i janë dukur pak. Duke e kundërshtu Asociacionin me të gjitha ato kushte ai ka dëshiruar të vijë në pushtet. I vetmi ndryshim është që zoti Kurti është në pushtet. Kur i kundërshtonte këto kushte ishte në opozitë, tani që po i arsyeton këto kushte është në pushtet, i vetmi ndryshim nëse mund të them është që ka ndryshu pozita e tij” dekalroi Sherifi raporton Gazeta Blic.
Me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut u arrit marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë takim pati një dakoordim mes dy vendeve, me prezencën e ndërmjetësuesve të BE-së, por pa u vendosur nënshkrime.
/Gazeta Blic/


