Sporti

Eroll Salihu: Kosova ka grup cilësor, kualifikimi nuk është i pa arritshëm

03/25/2023 21:05
nga:E K

Ish sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ishte i ftuar në “BlicInterview” ku ka folur për Kombëtaren e Kosovës dhe rrugëtimin e saj në ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Salihu u shpreh se Kosova ka një grup cilësor me lojtarë të rinj të cilët sipas tij është e mirë që shumica vijnë nga diaspora për shkak se kanë fituar një mentalitet të fortë atje, shkruan GazetaBlic.

“Besoj se kem një trup të jashtëzakonshme të të rinjësh. E dini se nga pranimi jemi pothuajse federata më e re në botë. Kem lojtarë që për fatin në fatkeqësinë tonë nga diaspora që kanë ikur për shkak të luftës, kanë punuar në kushte të ndryshme dhe janë të përgaditur. Edhe lojtarët që po luajnë në Kosovë po tregojnë veten në gara ndërkombëtare dhe po dalin në pah shumë lojtarë të rinj. Kemi lojtarë lider, besoj që nuk është një sfidë e pakalueshme për të bërë hapin vendimtar dhe për t’u kualifikuar tutje“, tha Salihu.

Kujtojmë që në grupin I të kualifikimeve për “Euro 2024” bashkë me Kosovën bëjnë pjesë kombëtare si: Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andora.

/GazetaBlic/