Lajme

Konjufca përkujton 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit: Sakrifica e tyre, amanet për brezat e ardhshëm që ta duam Kosovën

03/24/2023 14:16
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kujtuar 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit e cila u zhvillua në Gllogjan.

Konjufca tha se sakrifica e dëshmorëve të rënë në këtë betejë mbetet amanet për brezat e ardhshëm që ta duan me zemër, ta ndërtojnë, zhvillojnë e mbrojnë Kosovën.

“Sot nderuam me pietet kujtimin e dëshmorëve të Epopesë së Dukagjinit – Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. Ata sot na mungojnë, por heroizmi i tyre duhet të nderohet e respektohet përjetësisht”, tha Konjufca.