Distria Krasniqi e ka siguruar kalimin në finalen e madhe të Grand Slamit të Tbilisit.
Super xhudistja kosovare triumfoi ndaj xhudistes gjermane, Mascha Ballhaus, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte kjo një tjetër luftë fantastike nga Krasniqi, duke siguruar medaljen e argjendtë dhe në kërkim të asaj të artë.
GazetaBlic Sport do të ju mbajë të informuar për rrjedhën e kësaj finale.


