Kosova e fillon nesër fazën kualifikuese për ‘Euro 2024’.
Izraeli do të jetë kundërshtari i parë, atje ku kërkohet që të fillohet mbarë ky mision i lavdishëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Një video motivuese dhe në të njëjtën kohë emocionuese para kësaj ndeshje e kanë përgatitur tifo-grupi – “Dardanët”.
Me moton “Besa – Besë” dhe me rreshta emocionues, kjo video duket fantastike, me futbollistët që janë befasuar këndshëm.


