Sporti

“Dardanët” nisen për në Izrael, të motivuar për rezultat sa më pozitiv

03/24/2023 11:06
nga:Mergim Rreci

Kosova e fillon nesër fazën kualifikuese për në ‘Euro 2024’.

“Dardanët” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në Izrael, atje ku kërkojnë të nisin mbarë misionin e tyre në “Bloomfield Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollistët dhe stafi tashmë janë nisur për në Izrael, të motivuar maksimalisht për një rezultat sa më pozitiv që është e mundur.