Lajme

Nora Gjakova siguron kalimin në raundin tjetër, triumfon edhe ndaj kundërshtares nga Mongolia

03/24/2023 10:55
nga:Mergim Rreci

Nora Gjakova ka siguruar raundin tjetër në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja kosovare ka shkëlqyer në paraqitjen e saj edhe ndaj xhudistes nga Mongolia, Ichinkhorloo Munkhtsedev.

Ajo është kualifikuar tashmë në çerekfinale dhe kërkon zonën e medaljes.