Sporti

Italia luajti për herë të parë që nga viti 1994 pa asnjë lojtar të Juventusit në formacion

03/24/2023 09:07
nga:Mergim Rreci

E pabesuseshme, por e vërtetë. Për herë të parë që nga vitit 1994, kombëtarja e Italisë, e cila ka fituar 4 Kupa Bote, nuk pati një lojtar të Juventusit në skuadër për ndeshjen e djeshme kundër Anglisë në Napoli, ku të kaltërit humbën 1-2.

E vërteta është se Roberto Mancini thirri Leonardo Bonucci, por u dëmtua në seancën stërvitore të së mërkurës dhe u largua.

Jashtë ishte edhe Federico Chiesa, i cili është i dëmtuar që prej ndeshjes ndaj Interit.

/ h.ll/abcnews.al