Sporti

Vazhdojnë edhe sonte kualifikueset për ‘Euro 2024’, vëmendja tek ndeshja Francë – Holandë

03/24/2023 08:55
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohen ndeshjet e radhës kualifikuese për ‘Euro 2024’.

Pas ndeshjeve të para që u zhvilluan mbrëmë, koha është sonte për spektakël nga grupet e tjera, shkruan GazetaBlic Sport.

Përballja më interesante pritet të jetë ajo mes Francës dhe Holandës, ndeshje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Të dy kombëtaret shihen si favorite të grupit dhe ndeshja e sontme pritet të dhurojë emocione, gola dhe rivalitet deri në sekondat e fundit.

Takime tjera interesante pritet të jenë edhe ato mes Çekisë dhe Polonisë (dy kundërshtarëve të Shqipërisë), si dhe mes Suedisë dhe Belgjikës.