Sporti

Madhështia e Messit, futbollistët e Panamsë rreshtohen për një foto me të pas ndeshjes

03/24/2023 08:30
nga:Mergim Rreci

Argjentina ka triumfuar në miqësore ndaj Panamasë.

Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0, atje ku edhe njëherë vëmendjën e mori Leo Messi, shkruan GazetaBlic Sport.

Messi shënoi gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, duke vendosur epilogun përfundimtar në minutën e 89’të.

Një gjë e bukur ndodhi pas ndeshjes, atje ku futbollistët e Panamasë u rreshtuan për një foto me futbollistin argjentinas.

Messi poashtu i dha autografin njërit prej tyre në fanellën e tij.