Sporti

Rodrygo: “Do të ishte një nder të kisha Ancelottin si trajner te Brazili – ai fitoi gjithçka”

03/23/2023 19:02
nga:L J

Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Rodrygo, ka dhënë një intervistë për Globo Esporte në të cilën ka folur për mundësinë që të ketë Carlo Ancelottin si trajner të Brazilit.

Trajneri aktual i Blancos është lidhur disa herë me Selecao. Rodrygo tha se e do shumë trajnerin Ancelotti dhe se ai ka fituar tashmë gjithçka me klube, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ancelotti ka përvojë dhe ka fituar gjithçka. Ai di të menaxhojë një grup që është shumë i rëndësishëm. Ndonjëherë një trajner nuk duhet të jetë më i miri taktikisht, sepse skuadra tashmë po vrapon për të. Ai e menaxhon shumë mirë dhomën e zhveshjes dhe kjo bën diferencën. Ai e bën gjithçka të thjeshtë dhe nuk shpik shumë gjëra. Ai bën atë që duhet bërë”, tha Rodrygo.

“Do të ishte nder nëse ai merr drejtimin e Brazilit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport