Lajme

Asociacioni dhe ndryshimi i deklaratave të Kurtit, Gaxherri: Kryeministri të jap dorëheqje

03/23/2023 18:23
nga:Genita C

Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Kurti ku tha se, ka Asociacion në marrëveshjen e dakorduar në Ohër.

Gaxherri në një prononcim për GazetaBlic thotë se, përmes kësaj kryeministri dëshmoi se kauza e tij që shkaktoi viktima ishte mashtrim.

“Me këto veprime të Kryeministrit Kurti po e shofim të gjithë se kauza e ti e cila shkaktoi edhe viktima dhe ja humbi Kosovës një dekad ishte mashtrim dhe lojë populiste elektorale”, tha Gaxherri.

Gaxherri kritikoi kryeministrin Kurti për arrogancë që sipas saj, Kosovës i solli një marrëveshje përtej Asociacionit.

Gaxherri thotë se kryeministri Kurti duhet të dorëhiqet.

“Përveç kësaj me arrogancën e tij, ai i solli Kosovës një marveshje përtej asociacionit dhe pa njohje që dmth ne do vazhdojmë këtë sagën e mundimshme me Serbinë edhe për shumë vite. Më e pakta qe ishte dashur të bëjë zt. Kurti është dorëheqja”, tha Gaxherri.