Lajme

Kastrati: E kam një gaz lotsjellës me veti, kam me gju në fund

03/23/2023 17:36
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka paralajmëruar hedhjen e gazit lotsjellës sot në Kuvend.

Ai tha se këtë po e bën për shkak se partia në pushtet ka protestuar në këtë mënyrë.

“Sot unë e kam një gaz lotsjellës këtu me veti, nuk do ta gjuj tash, kam me gju në fund knej ka ju [qeveria], për me protestu në mënyrën që keni protestu ju më herët në lidhje me këto marrëveshje”, tha ai.