Sporti

Këta janë top 10 futbollistët që kanë rënien më të madhe në treg që nga fillimi i sezonit

03/23/2023 15:15
nga:Mergim Rreci

Transfermarkt publikoi përditësimin e zakonshëm të vlerave të tregut të lojtarëve dhe gjithashtu top 10 futbollistët që nga fillimi i këtij sezoni kanë humbur vlerën më të madhe.

Në listën e kryesuar nga Romelu Lukaku (që ka rënie nga 70 milionë euro në 40 milionë euro), bien në sy edhe Paul Pogba (zhvlerësim prej 28 milionë euro), si dhe Salah që ka rënie prej 20 milionë eurove, shkruan GazetaBlic Sport.

Sancho dhe Joao Felix kanë gjithashtu rënie për nga 20 milionë euro në treg.

Ja lista e plotë: