Lajme

Hoxhaj për marrëveshjen e Ohrit- ‘Shto miell, shto ujë u ba kaçamak’

03/23/2023 15:11
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj , ka folur në Kuvend në lidhje me marrëveshjen e Ohrit.

Hoxhaj tha se ka patur një aneks shumë më të mirë që është hequr nga tavolina.

“Ka pas një aneks shumë me te mire që është hequr nga tavolina. Shton miell, shto ujë u ba kaçamak. Unë nuk dëgjova nga ai një plan B se a do të marrim 5 njohjet nga BE-ja a do të vendosemi në Këshill të Evropës. Përfundimisht kjo është një marrëveshje e keqe” tah Hoxhaj në Kuvend raporton Gazeta Blic.