Lajme

Kosova dhe Shqipëria pajtohen për funksionalizimin e dy mekanizmave të përbashkët

03/23/2023 14:06
nga:Astrit Gashi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti është takuar me homologen e tij nga Shqipëria, Megi Fino, përderisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Siç bëhet e ditur, biseda u fokusua mbi nevojën e koordinimit dhe vazhdimin e bashkëpunimit konkret në organizatat multilaterale dhe në raportet e të dyja shteteve me vendet e treta.

Po ashtu u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit.

Ndërsa palët ranë dakord që të ngriten dy mekanizma.

“Në shërbim të kësaj, zëvendësministrat u pajtuan për funksionalizimin e Grupit Ndërministror për Përfaqësim të Bashkërenduar në Arenën Ndërkombëtare dhe të ngritjes së Këshillit të Përbashkët për Planifikim Strategjik mes të dy Ministrive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.