Lajme

Pacolli: Zyrtarizimi i fillimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Republikës së Kenias, moment historik

03/23/2023 13:54
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar sot se Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Ai pas takimit që bëri me presidentin e Kenias, William Ruto, tha se ky është moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian.

“Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, ka shkruar Pacolli në Facebook.