Sporti

Zyrtare: UEFA fillon hetimin ndaj Barcelonës, skuadra spanjolle rrezikon përjashtimin

03/23/2023 14:04
nga:Mergim Rreci

UEFA ka nisur edhe zyrtarisht një procedurë hetimore ndaj skuadrës së Barcelonës.

Klubi akuzohet për pagesë direkte tek gjyqtarët (çështja Negreira), përcjell GazetaBlic Sport.

“Në pajtim me nenin 31.4. Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s do të kryejnë një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Barcelona rrezikon të dënohet me përjashtim nga kompeticionet evropiane, nëse kjo gjë vërtetohet.