Lajme

Haradinaj kujton Albright: Nderojmë angazhimin e saj në përpjekjet tona për liri e konsolidim të shtetit

03/23/2023 13:28
nga:Astrit Gashi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar miken e madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright me rastin e përvjetorit të vdekjes së saj.

Haradinaj në Facebook ka kujtuar dhe nderuar angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhë dhe përpjekjeve për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.

“Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright, kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.

Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit”, ka shkruar Haradinaj.