Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një video në Facebook, ku i krahason dy deklaratat e Albin Kurtit kur ishte opozitar dhe tanimë që është në pozitën e kryeministrit.
Sipas videos, Kurti kur ishte në opozitë e kundërshtonte Marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin, duke thënë se “kush e ndihmon dhe pranon Zajednicën e Serbisë në Kosovë, ai e ndihmon dhe e pranon edhe Serbinë edhe Rusinë”.
“Pra, pranimi, njohja, mbrojtja, kontributi për Zajednicën është kontribut për Rusinë”, thoshte Kurti me krenari në Kuvend, kur kryeministër ishte Isa Mustafa.
Kësisoj, Molliqaj duke bërë këtë dallim të qëndrimeve të Kurtit nëpërmjet kundërshtimit dhe pranimit në një kohë jo aq të gjatë, kërkoi dorëheqjen e tij.
Po ashtu, në video shihet deklarata e Kurtit ku mbrëmë tha për RTK-në se ka asociacion në planin evropian.
“Ndani 20 sekonda për të parë këtë video! Një arsye më shumë për të protestuar të shtunën, ora 14:00 në sheshin Zahir Pjaziti. #Doreheqje”, shkroi Molliqaj në Facebook.


