Bayern Munich, më konkretisht ekipi teknik i drejtuar nga Julian Nagelsmann, është shumë i pakënaqur me paraqitjen e deritanishme të Sadio Mane.
Anësori/sulmuesi senegalez 30-vjeçar u nënshkrua nga Liverpooli në fillim të sezonit, për rreth 35 milionë euro, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë që u krijuan nga performanca e madhe e afrikanit në gjashtë vitet e tij në të kuqtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në total, senegalezi ka 11 gola dhe pesë asistime në 28 ndeshje dhe gjithashtu pozicioni në të cilin ka luajtur, më shumë në qendër të sulmit në vend që të bjerë në të majtë, siç ndodhi në Liverpool, e ka penguar Mane të ‘shpërthejë’.
Sipas Sport1, Julian Nagelsmann tashmë e ka bërë të vetëdijshëm menaxhmentin për shqetësimin që Mane ka shkaktuar, veçanërisht për të mos qenë në gjendje të tregojë në Gjermani atributet fizike – shpejtësia e lartë dhe eksploziviteti – që e bënë atë të dallohej në Angli.
Gjithashtu instikti i golit duket se është ‘zhdukur’, pasi anësori nuk ka shënuar për Bayernin që prej 29 tetorit.
/GazetaBlic Sport/


