Sporti

Ronaldo: Kam menduar të largohem nga Kombëtarja, por reflektova

03/23/2023 12:24
nga:E K

Cristiano Ronaldo është rikthyer me Kombëtaren e Portugalisë.

Pas eliminimi nga Botërori u mendua se Ronaldo do pensionohet nga kombëtarja, por me ardhjen e trajnerit Martinez duket se ylli portugez ka ndërruar mendje, shkruan GazetaBlic Sport.

“Roli im në ekipin kombëtar, në 10-15 vitet e fundit, ka qenë gjithmonë i njëjtë. Nëse më duan, do të jem gjithmonë aty. Motivimi im është i paprekur, vit pas viti, është njësoj si hera e parë”-tha portugezi në një intervistë të dhënë pas marrjes së ftesës nga përfaqësuesja e vendit të tij.

A kam menduar të largohem nga kombëtarja? Nuk do të gënjej. Në jetën tonë duhet të vëmë në dyshim gjithçka. Menduam, reflektuam, unë dhe familja ime, por më pas arritëm në përfundimin se pavarësisht vështirësive, nuk mund të largohesha” – tha Ronaldo.

/GazetaBlic Sport/