Kosova U21 do të luaj nesër miqësore ndaj Moldavisë e më pas edhe ndaj Turqisë me 27 mars.
Në listën e publikuar nga trajneri i Kombëtares U21, Afrim Toverlani, janë emra të shumtë nga Superliga e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Talenti i Gjilanit, Oltion Bilalli është një nga emrat që pritet të debutojë për Kosovën U21, pasi paraprakisht ka luajtur me Kosovën U17.
Bilalli në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport‘ u shpreh tejet i lumtur për ftesën që ka pranuar.
“Për mua është shume e rëndësishme ftesa nga Kosova U21 dhe gjithmonë jam i gatshëm që ta përfaqësoj shtetin tim , kjo ndikon shumë mirë për mua dhe gjithsecilin futbollist që e ka mundësinë për të luajtur me Kosovën“, tha fillimisht Bilalli.
Ai tha se po përgaditen për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Estonisë dhe shpreson që të arrijnë të kualifikohen tutje.
“Nga ndeshja e parë me Estoninë normalisht presim fitore në Qershor që ta fillojmë sa më mirë që është e mundur dhe kemi një grup lojtarësh cilësor që mendoj se edhe mund të kualifikohemi“, shtoi ai.
“Ëndrra ime është që të luaj për Përfaqësuesen A shpresoj qe një ditë të bëhet realitet”, përfundoi Bilalli.
/GazetaBlic Sport/


