Lajme

Kurti pranon dhuratë nga ambasadori austriak një ditë para ditëlindjes

03/23/2023 09:50
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti njoftoi se e ka marrë një dhuratë të hershme për ditëlindjen e tij nga ambasadori amerikan.

“Do të doja ta falënderoja gjithashtu për dhuratën time të hershme të ditëlindjes, dhe për atë që do të më pëlqejë, një CD të operës Don Carlo të Verdit”, ka shkruar Kurti në Twitter, teksa ditëlindjen e feston më 24 mars.

Ndërsa Weidinger ka shkruar edhe për projektet dypalëshe mes Kosovës dhe Austrisë.