Sporti

Itali – Angli, formacionet e mundshme

03/23/2023 09:13
nga:Mergim Rreci

Kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024 fillojnë sot.

Në program janë 8 ndeshje interesante, atje ku kombëtaret evropiane fillojnë misionet e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Pa asnjë dyshim, vëmendja e të gjithëve shkon tek takimi mes Italisë dhe Anglisë, dy finalistëve të ‘Euro 2020’.

Italia e kishte fituar në ‘Wembley’ trofeun e madh evopian, me Anglinë që kërkon ‘hakmarrjen’ sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Ky takim fillon në ora 20:45 dhe këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Acerbi, Romagnoli, Spinazzola; Barella, Verratti, Jorginho; Berardi, Retegui, Grifo

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Henderson, Rice, Bellingham; Saka, Kane, Grealish

/GazetaBlic Sport/