Sporti

Sonte nisin kualifikueset e ‘Euro 2024’, super përballje mes Italisë dhe Anglisë

03/23/2023 08:33
nga:Mergim Rreci

Kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024 fillojnë sot.

Në program janë 8 ndeshje interesante, atje ku kombëtaret evropiane fillojnë misionet e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Pa asnjë dyshim, vëmendja e të gjithëve shkon tek takimi mes Italisë dhe Anglisë, dy finalistëve të ‘Euro 2020’.

Italia e kishte fituar në ‘Wembley’ trofeun e madh evopian, me Anglinë që kërkon ‘hakmarrjen’ sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Sfidë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Danimarkës dhe Finlandës, kurse Portugalia e Ronaldos do të përballet me Litenshtajnin.

/GazetaBlic Sport/